Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ajo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese ishte vdekja përfundimtare e sistemit demokratik

Berisha: Ajo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese ishte vdekja

Edi Rama vendosi të bllokojë në mënyrën më diktatoriale njëri pas tjetrit, tetë kërkesa të opozitës për komisione hetimore parlamentare.
Pse e bëri këtë? Sepse ai vetë është në epiqendër të hetimeve për të gjitha aferat.
Edi Rama është nëna e të ligave në këtë vend. Është mobodiktatori. Diktatori me bandë, jo me ideologji.
Ju e patë se si Pëllumb Gjoka, nga një vrasës i urryer, nga një trafikant, u shndërrua në investitor strategjik.
Sepse mobokracia është sundimi në të cilin krimin vendos kudo. Vendos në rrugë, në zyrat e qeverisë, në qelitë më të sigurta të narkokraturës dhe vret. Vendos në parlament. Vendos kudo.
Ndaj dhe ai tani përpiqet me çdo kusht të asgjësojë opozitën. Pasi i ka mbyllur në parlament të gjitha të drejtat, me Gjykatën Kushtetuese absolutisht që do ia kishte lakmi, gjykata e Adolf Hitlerit dhe gjykata e Edi Ramës, arriti në mënyrë të paimagjinueshme të mbyllë dhe dritaren e fundit të opozitës. E fundit kishte ngelur.
Çfarë i kishte ngelur opozitës në rrugë ligjore? I kishte mbetur drejtimi në Gjykatë Kushtetuese. Kushtetuta përcakton 4 subjekte me të drejtë të pakushtëzuar për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në një farë mënyre 4 roje të rendit kushtetues, që mund t’i drejtohen kur shohin se ka çështje madhore, kësaj gjykate, garante e Kushtetutës, për të vlerësuar.
Ç’bëri gjykata e Edi Ramës? Ata janë të shkolluar, ata e njohin Kushtetutën. Por çfarë firmosën 3 ditë më parë? Ata i hoqën pakicës të drejtën e pakushtëzuar vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.
Thanë jo, Kushtetuta nuk ua njeh këtyre një të pestës së deputetëve, që ua njeh vetëm atyre, ia njeh parlamentit, që nuk ia njeh aspak parlamentit.
U ndala në këtë aspekt, ajo që ndodhi në Gjykatë Kushtetuese ishte vdekja e ëmbël, ta quajmë në thonjëza, përfundimtare e sistemit demokratik.
Ajo që ndodhi, ata gjykatës firmosën mbylljen përfundimtare të të drejtës së opozitës për të mbrojtur interesin publik.

Të fundit