Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Aksioneri kryesor në aferën e Portit të Durrësit është Rama me vëllezërit Karriç

Berisha: Aksioneri kryesor në aferën e Portit të Durrësit

Kryedemokrati Sali Berisha lëshoi një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Rama lidhur me projektin e Portit të Durrësit, i cili ka shkaktuar debate të forta edhe komisionet parlamentare dhe në Kuvend.

Nga mbledhja e Kryesisë, Berisha tha se Rama është aksioneri kryesor në aferën e Portit të Durrësit. Berisha tha se kompanitë me të cilat po merret Rama, i janë shitur Emirateve të Bashkuara nga vëllezërit serb Karriç.

Kryedemokrati u shpreh se ata njihen si përfaqësues të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

“Tani, lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpëmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunim me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to.

Vëllezërit janë aty, i ka botuar Euroactiv, i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç ishin. Pra bëhet një formalitet, por ata janë përfaqësuesit e Aleksandër Vuçiç dhe Llukashenkos në Dubain e Edi Ramës në Portin e Durrësit.

Natyrisht aksioner më kryesor është vetë Edi Rama. Unë isha mbrëmë me gazetarët dhe me të drejtë ata pyesin, ku e di ti këtë, që thua Edi Rama? Shumë e thjeshtë, nuk mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshija të tjerët që janë. Si mund ti fsheh popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve? Kjo nuk ndodh kurrë, kjo ndodh veç kur e ke ndërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj”, deklaroi Berisha.

Të fundit