Flash News

Ditari i Opozitës

Miratohen kandidaturat për primare, Berisha: Kanë aplikuar mbi 200 personalitete

Miratohen kandidaturat për primare, Berisha: Kanë aplikuar mbi 200

Janë miratuar kandidaturat e dorëzuara pranë Partisë Demokratike për procesin e primareve i cili do të mbahet më 4 dhjetor.

Kryedemokrati Sali Berisha tha nga mbledhja e Kryesisë, se janë mbi 200 personalitete politike, të shoqërisë civile dhe shumë të tjerë, që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e primareve në garën për kryebashkiakë.

“Miratojmë kandidaturat e paraqitura nga bashkitë në përputhje me statutin. Komisioni i Operacioneve Zgjedhore më ka informuar se deri tani janë mbi 200 personalitete politike, të shoqërisë civile, dhe të tjerë, të cilët kanë aplikuar për të kandiduar për kryetar të bashkive tona. Unë kam një falenderim për secilin prej tyre. Këtojanë personalitete të shquara të partisë, të jetës publike, individë me CV suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin dhe besimin që ka shprehur, dëshmon vullnetin për të qenë një misionar i riklthimit të pluralizimit politik dhe shërbëtor i qytetarëve”, tha Berisha.

Të fundit