Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Alibeaj u përpoq të manipulojë grupin, por dështoi; Nuk shtyhen zgjedhjet brenda partisë

Berisha: Alibeaj u përpoq të manipulojë grupin, por dështoi;

Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Enkelejd Alibeajn si të vetmin që shprehte mendime në kontrast me deputetët e tjerë në mbledhjen e grupit parlamentar që ka zgjatur rreth 8 orë.

Sipas Berishës, Alibeaj, i vetëshpallur si kryetar i PD, u përpoq të manipulojë grupin por nuk ia arriti.

Mund të them që kontrastonte me qëndrimet e të gjithë deputetëve i vetëshpalluri kryetari i PD dhe që kur apo të themi më shumë i vetëshpallur sepse mund të propozojë dikush por kur ke mend në kokë e kupton se qesharak nuk mund të bëhesh.

U përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin por dështoi në çdo përpjekje. Pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi. Pati ide mjaft racionale.

Mund të them që pas kaq orësh diskutime u pasqyrua shumë mendimi i PD dhe natyrisht si unë informova për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD-së të padisë me urdhër të Edi Ramës, e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlamentar. Kjo e mërziti më shumë por realitetet janë jo gjithnjë të ëmbla”, tha Berisha.

faxPo ashtu, Berisha ka njoftuar e nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet brenda partisë.

Ajo që është e pranueshme, janë po të marrim qendrat e votimit janë rreth 5 mijë seksione, kërkojnë grupe të shumta për të verifikuar mënyrën si është kryer procedura, në këtë kontekst, kjo procedurë kënaq plotësisht pretendimet e të gjithëve, shtyrja për një komplet rrethanash është e pamundur, koha që kemi në dispozicion është e mundur për të verifikuar gjithçka dhe për të korrigjuar cdo gjë në shkelje të statutit", tha Berisha. 

 

Të fundit