Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Arben Ahmetaj tregoi se si karteli Troplini ka zonën e tij të lirë ekonomike

Berisha: Arben Ahmetaj tregoi se si karteli Troplini ka zonën e tij të

Kreu i PD Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar dhe për krijimin e zonave të lira ekonomike në funksion të karteleve të drogës.

Sipas Berisha, karteli Troplini ushtron kontroll absolut në zona të caktuara të vendit, duke vepruar i paprekur nga shteti.

“Ju e dëgjuat se si karteli Troplini ka zonën e lirë ekonomike. Shkoni në Xhafzotaj po të doni, Xhafzotaj është domen i Troplinëve. As miza nuk lëviz dot aty pa Troplinët. Dhe ky ka zgjedhur Duranën, pa kufi fare, sa të duan Troplinët, për të çuar ndërmarrjet pa taksa, të cilët do u paguajnë taksa Troplinëve. Për të listuar ndërmarrjet që do Troplini aty të regjistrohen dhe pa taksa. Durana.

Nuk ka një kryeministër tjetër në botë që të bëjë këto që bën ky. Dhe rezultati kërkon ta marrë peng në Zvicër. Ta sjellë këtu. Bashkëpunëtor në krim me të janë ata prokurorë që heshtin para kësaj situatë. Po ata i kontrollon ky, Altin Dumanin e ka në xhep ky, e ka një mercenar të vetin”, deklaroi Berisha.

Të fundit