Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Arrestohen për drogë 2 miq të Ballës, por lirohen brenda pak orësh

Berisha: Arrestohen për drogë 2 miq të Ballës, por lirohen

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një postim në facebook shprehet se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar për drogë dy miqtë e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, por me ndërhyrjen e këtij të fundit janë liruar brenda pak orësh.

Gjithashtu ai bën me dije se njëri prej të arrestuarve, Saimir Hysa ishte shoferi i shefit të komisariatit, gjë të cilën sipas Berishës policia e fshehu.

Postimi i plotë:

Arrestohen në Librazhd për drogë dy miq të Ballës. Lirohen brenda pak orësh.

Saimir Hysa, shoferi i shefit të komisariatit me kushuririn e tij të parë, u arrestuan mbrëmë për trafik droge, dhe sot u liruan me urdhër të Ballës.

Policia fshehu faktin që Saimiri ishte shoferi i shefit të komisaritatit.

???? Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr si je Mbrëmë kanë arrestuar per trafik droge shoferin e shefit te komisariatit të Librazhdit Sali Skura,shoferi tij quhet Saimir Hysa,dhe kurshëririn e tij të parë  djali kirgut,(Rexhep Ballolli). I ksnë liruar sot

Operacioni i policisë. Jane miqt e Balles jane liruar me urdher te tij.

Në komunikatë nuk u tha që është Shoferi Komisarit Sali Skura

Të fundit