Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Basha ka nxjerrë armët jashtë, fshehu vrasës e kriminelë në seli

Berisha: Basha ka nxjerrë armët jashtë, fshehu vrasës e

Nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha, ka nxjerrë jashtë armët në mënyrë që t’i kundërpërgjigjej policisë, në rast se tentonte të hynte në seli.

Ndër të tjera, ish-kryeministri tha se në ambientet e selisë blu, Basha mbante të fshehur kriminelë e vrasës, teksa theksoi se gjatë natës përgatiti edhe listën e demokratëve që do të arrestoheshin pas protestës.

“Asnjë viktimë. Asnjë viktimë nuk mund të kishte. A patë ndonjë të armatosur? Ata janë deputetë dhe punonjës të PD-së. I përgëzoj të gjithë ata deputetë të forcës tonë politike. Ka ndenjur dje deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që kërkonte të arrestohej. Akt kriminal. Ka fshehur vrasës e kriminelë në seli. Të dhëna të sigurta se Lulzim Brava ka nxjerrë armët jashtë me mjetet e tij, që nëse policia do të imagjinonte të hynte, me forcë, që në fakt s’do të hynte se ata janë një, të mos i gjente brenda”, deklaroi Berisha.

Të fundit