Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Betohemi mbi Kushtetutë se do ua çjerrim maskën, ju jeni rrezik për Europën dhe SHBA-të

Berisha: Betohemi mbi Kushtetutë se do ua çjerrim maskën, ju

Kreu i PD-së, Sali Berisha dekalroi nga Kuvendi se qëllimi i opozitës është të tregojë hapur se çfarë rreziku paraqet mazhoranca për shqiptarët, Ballkanin, Europën dhe Shtetet e Bashkuara.

Berisha tha se çdo angazhim është i përkushtuar për të zbuluar dhe ekspozuar veprimet e mazhorancës.

"Por dhe një gjë dua të them.  E përmendët Brukselin sot. E vërteta është se ajo datë është caktuar 4 muaj para, por dhe ne jemi këtu për tu betuar në këtë Kushtetutë dhe para shqiptarëve se, do të bëjmë gjithçka të ua çjerrim maskën, para shqiptarëve, para europianëve dhe para botës. 

Të tregojmë se çfarë rreziku paraqisni ju për shqiptarët. 

Se çfarë rreziku jeni ju për Ballkanin, se çfarë rreziku jeni ju Europën, se çfarë rreziku jeni ju për SHBA-të. 

Tre ditë më parë ju erdhi mesazhi, por e kapërcyet. Mesazhi ishte i qartë se, ata miqtë tuaj, dëgjojeni se nuk po ua përmend me emra, ata tregojnë dhe negociojnë me organizata terroriste të deklaruara nga Donald Trump në Amerikën Latine.

E dëgjuat këtë apo jo? Por kush janë ata miqtë tuaj, jeni ju. Se ata miqtë tuaj, por të mos i mbulonit ju, ata ishin të gjithë në burgje.

Po të mos i mbronit ju me Dumanin tuaj, ata ishin të gjithë në burgje.

Prandaj tik taku, mbajeni mend është gjëja më e tmerrshme për ju dhe do ta bëjmë edhe më të tmerrshme.

Ju e hoqët Komisionin e Integrimit se, u tmerruar nga fjala e Jorida Tabakut kryetares së Komisionit", tha Berisha.

Të fundit