Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Bijtë tanë marrin gomonet, Rama shpenzon 23 mln euro për të parë film në Venecia

Berisha: Bijtë tanë marrin gomonet, Rama shpenzon 23 mln euro për

Kreu i PD-së Sali Berisha teksa ka prezantuar kandidatin e opozitës, Emri Vata për zgjedhjet në Kukës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shpopullon vendin duke e vjedhur me çmime stratosferike.

Berisha u shpreh se kur shqiptarët marrin gomonet Rama shkon për të parë film në kinema në Venecia dhe qarkullon me avionin e tij personal dhe shpenzon 23 mln euro.

Berisha: Çfarë ndodh me ne. Largime masive, çmime stratosferike, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Shndërrimi i pasurive tona në një mallkim të vërtetë. Çfarë ndodh me ne, kur bijtë tanë marrin gomonet, Edi Rama shkon për të parë film në kinema në Venecia. Kur bijtë tanë marrin gomonet, Edi Rama qarkullon me avionin e tij personal dhe shpenzon 23 mln euro.

Po a janë këto më të këqijat. Jo. Ju jeni njerëz politik, këto janë shfaqje, negative. Çfarë ndodh me ne. Ne vidhemi si asnjë qytetar tjetër në botë. Ndërtohet rruga Korçë-Ersekë me dy korsi dhe e ngushtë. Ajo që duhej të kushtonte 4 mln segmenti, shkon 40 mln euro.

Unaza e Tiranës ka nisur në 2010. Nga 2013 e deri më sot copëtohet lot mbas loti vetëm për të vjedhur, me 24 mln euro kilometri, dy herë më shumë se tuneli i Kërrabës, apo 70% më shumë se tuneli i Kalimashit.

Çfarë ndodh me ne. E dëgjoi që foli për Shpiragun. Sot falë asaj strategjie që ndërmorëm për ndërtimin e HEC-eve Shqipëria prodhon 2 terravat energji elektrike më shumë seç konsumon. Çfarë përfituat ju, çfarë përfituan shqiptarët, asgjë, përkundrazi, vetëm vjedhje dhe vetën vjedhje.

Po Shpiragu ka naftë, por ato çmime të suksesit që bën të vazhdojë janë të vitit 2012. Ajo fushë nafte është miratuar në vitin 2012. Po çfarë do të shofin shqiptarët prej saj nëse do të jetë Edi Rama, atë që shohin, atë që fituan me 2 terravat orë e energji elektrike të prodhuar më shumë. Asgjë.

Përsëri këto janë shfaqje.

 

Të fundit