Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk do jem në listë se jam 'SPAKIST", Berisha shuan zërat: Dashnor Sula nuk është përjashtuar nga gara e 11 majit

"Nuk do jem në listë se jam 'SPAKIST", Berisha shuan

Pak pasi deputeti i PD, Dashnor Sula deklaroi publikisht se nuk ishte përfshirë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, për shkak sepse është“SPAKIST”, sipas tij, ka reaguar kryedemokrati Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët në oborrin e selisë blu, para mbledhjes në Kryesi, Berisha tha se Sula nuk është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë.

“S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohet. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ai është njeri i respektuar”, tha Berisha.

" Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën, çfarë kishte sot në dëshmitë e skapistëve në gjykatë, shpëtuat nga një telefonatë ju nga Lali vjedhësi?", shtoi Berisha drejtuar gazetarëve. 

 

Të fundit