Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dënon gjuhën e Ramës: Bullgaria është vend mik, i kërkojmë falje

Berisha dënon gjuhën e Ramës: Bullgaria është vend mik,

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjyhën e përdorur nga Edi Rama kundrejt autoriteteve bullgare, që sipas kryeministrit shqiptar kanë marrë peng integrimin e vendit tonë.

Berisha i kërkoi falje Bullgarisë, ndërsa e konsideroi një vend mik. Sipas Berishës, sjellja e Ramës tregon tallje me BE-në, ndërsa për shqiptarët anëtarësimi në bllok është dëshira më e madhe.

“Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian.  Bullgaria është një vend mik. Kemi gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës. Ky vasal i Vuçiçit nuk meriton të përfaqësojë Shqipërinë. Në emër të opozitës shqiptare i kërkojn ndjesë kombit bullgar për fyerjet e vasalit të Beogradit.

Vend i Shqipërisë nuk mund të ishte kurrë ndryshe përveçse në BE.  Rama kalonte me atlete të kuqe dhe dimiqe nga samite në samit për tu tallur me BE. Rama po i kundërvihet projektit europian në Ballkan.

Qorton vendet e BE vetëm se i kërkojnë erbisë të vendosë sanksionet ndaj Rusisë. Putin i vogël i Rusisë në Serbi,Vuçiç është një rrezik për rajonin. Rama shkoi në Brukseljo përtë mrojtr interest e vendit të tij,por interest e padronit të tij në Beograd”, deklaroi kryedemokrati.

 

Të fundit