Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon drejtorin e Bashkisë së Tiranës: Ka shembur rrugën e banorëve

Berisha denoncon drejtorin e Bashkisë së Tiranës: Ka shembur

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar drejtorin e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kompania e Qatos ka shembur rrugën e banorëve në Tiranë te Njësia nr. 2.

Sipas Berishës, edhe pse janë bërë shumë denoncime nuk ka pasur asnjë reagim dhe asnjë masë nga autoritetet.

Postimi i Berishës:

Kompania e Mariglen Qatos, drejtorit gangster të policisë së Bashkisë dhe miku i Erion Veliaj, iu shembi rrugën banorëve! Askush nuk pyet për ta. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb Pershendetje doktor.

Dua tju tregoj jue nepermjet jush te gjithe shqiptareve se cfare ndodh ne Tiranen e Lali Eri hajdutit e sesi veprohet me dy standarte.Kompania Vas construction ka shembur rrugen Sali Nivica pas pallatit 14/3 tek njesia nr 2 eshte denoncuar ne policine e rendit dhe ne policine Bashkiake dhe deri sot rruga eshte e shembur se shteti eshte kapur Kompania eshte e hajdutit Mariglen Qato. Kemi njoftuar qe ne janar Plicine te nr 112 dhe asnje mase.

Të fundit