Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha denoncon: Rama bisedoi me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, do të kërkojmë Komision Hetimor

Berisha denoncon: Rama bisedoi me McGonigal për investime ruse në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi se kryeministri Rama ka biseduar me ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal edhe për investime ruse në Shqipëri.

“Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork. Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.

Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi.

Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam me të!”, tha Berisha.

Kryedemokrati u shpreh se në kushtet kur SPAK nuk reagon do të kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar.

“Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh.

SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij.

Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë.

Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse”, u shpreh Berisha.

Të fundit