Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dhe Kulluri konfirmuan kandidimin, kush tjetër e la të hapur mundësinë që do të garojë

Berisha dhe Kulluri konfirmuan kandidimin, kush tjetër e la të hapur

Përjashtimi i ish-kryeministrit nga PD, solli zhvillime brenda partisë, ku shumë deputetë si Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Edi Paloka, Flamur Noka, etj mbështetën aksionin politik që nisi Sali Berisha.

Ky i fundit po zhvillon një tur takimesh me bazën e partisë, nga ku disa ditë më parë konfirmoi se do të kandidojë për kreun e PD. Teksa ftoi delegatët që të firmosnin për mbledhjen e Kuvendit, Berisha bëri me dije nga Kavaja se do të marrë pjesë në garë

"Ftoj cdo delegat të Kavajës, kuvendit kombëtar të firmosë për mbledhjen e kuvendit, për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë. Të instalojmë primaret, të rikthejmë referendumin, të hapim një garë, ku cdo njeri që hyn do ketë garë të lirë. Njëri prej tyre do jetë edhe Sali Berisha. Besimi im te ju është frymëzim për mua”, tha Berisha.

Një ditë më parë ishte Edvin Kulluri që konfirmoi kandidimin për kreun e PD. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar, por një zë kritik ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Kulluri mbështet aksionin politik të nisur nga Berisha dhe ëshët shprehur se sa më shumë alternativa të jenë për garën në PD, aq më të përfaqësuar do të ndihen demokratët.

Por një tjetër emër e ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar për kreun e PD. Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari deklaroi një ditë  se mund të marrë pjesë në garë.

"Për mua ka rëndësi procesi i zgjerimit të partisë. Patjetër që një nga figurat mund të jem dhe unë. Nuk është  e rëndësishme individ", tha Hajdari për “Të Vaksinuarit”.

Berisha dhe demokratët janë shprehur se firmat e nevojshme për të thirrur Kuvendin e PD janë siguruar, por ende nuk ka një datë për mbledhjen e tij. Ish-kryeministri synon largimin e Bashës, ndaj të cilit ka hedhur akuza pazaresh me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit