Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha: Diaspora e ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë

Berisha: Diaspora e ka bërë zgjedhjen e saj, të

2025 do të jetë viti i Diasporës. Kështu deklaroi kreu i PD, Sali Berisha, nga prezantimi i koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Berisha tha se diaspora i ka bërë një përbuzje kreut të narkoshtetit nga emigracioni. Berisha tha se shqiptarët përtej kufirit kanë bërë zgjedhjen e tyre: të shpëtojnë Shqipërinë.

“Të dashur miq, me të drejtë unë dhe ju do ta quajmë vitin 2025, vitin e diasporës. E meritojnë plotësisht!

Ai reagim i tyre i fuqishëm, ai entuziazëm i tyre i jashtëzakonshëm, ajo vendosmëri e tyre e madhe për të marrë pjesë në zgjedhje dhe votuar opozitën është dëshmi e një dashurie të paprekur të tyre ndaj Shqipërisë.

I dashurisë së tyre ndaj Shqipërisë demokratike, Shqipërisë së qytetarëve të lirë, Shqipërisë së ligjit, Shqipërisë që u jep nder dhe dinjitet dhe jo narkoshtetit shqiptar.

Përçmimi, përbuzja që emigracioni dhe diaspora i bëri kreut të narkoshtetit Edi Rama në takimet e tij, e detyroi atë t’i ndërpresë ato takime.

Akoma më keq, përzunë ata përfaqësuesin e tij me 5 mbiemra. Pra, viti 2025 është viti i diasporës. Diaspora e ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë”, deklaroi Berisha.

Të fundit