Flash News

Ditari i Opozitës

Prezantohet koalicioni opozitar, Berisha: Më i fuqishmi në 32 vite, përfaqëson shumicën absolute dhe elitën politike

Prezantohet koalicioni opozitar, Berisha: Më i fuqishmi në 32 vite,

Është prezantuar sot koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se ky është koalicioni më i fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite.

Kryedemokrati shtoi se koalicioni përfaqëson jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë, por përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar.

“Nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem shqiptarëve bashkë me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite. Tu drejtohem shqiptarëve në një moment historik të cilin ky komb vendos në përpjekjen më epike për tu ndarë nga diktatura e dytë që kombi përjetoi 34 vite pas përmbysjes së diktaturës së parë. Kjo ditë është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjes së shqiptarëve për liri e dinjitet, për një Shqipëri të jetueshme, “Made in Albania”, madhështore, Shqipërinë e ëndrrave të shqiptarëve. Ky koalicion që inaugurohet sot para shqiptarëve përfaqëson jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë, por përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar. Ky koalicion ka në gjirin e tij vajza e djem, burra e gra, qendrestarë të pamposhtur, patriotë, personalitete dhe ekspertë të shquar”, tha ai.

 

Të fundit