Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do jem në garë për kryetar. PD do të udhëheqë protestat e qytetarëve për çmimet

Berisha: Do jem në garë për kryetar. PD do të

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi në një konferencë për mediat nga selia blu se do të garojë për kreun e PD.

Që të të them se më detyron të përsëris përgjigjen, pa diskutim që unë do të jem. Do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg, deputet, jo deputet që dëshiron të garojë. Është i mirëpritur në një garë të hapur dhe të ndershme. I ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojë, të përcaktojë çfarë duan, dhe do i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë. Nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij. Vendosi 6 Marsi, vendosi lëvizja unike në llojin e saj që filloi. Anëtarësia ka në dorën fatin e partisë. Anëtarësia ka në dorë fatin tim.

Unë kam diskutuar me një numër të madh të kryetarëve. Problemi i tyre ishte shtyrja e datës së zgjedhjes së kryetarit. Duhet të kuptohemi. PD në këtë formë si është sot ka vetëm një institucion, Grupin parlamentar dhe komisionin e Rithemelimit. Por ky i fundit është i përkohshëm. PD ka nevojë jetike për institucionet e saj. Për këshillin kombëtar. Demokratët duan ta shohin PD në betejë me Edi Ramën” – tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha tha se Partia Demokratike do të udhëheqë protestat qytetare për rritjen e çmimeve.
U bë një valë protestash. Populli pret valën tjetër të protestave dhe do udhëhiqet nga PD. Le të thotë ai çfarë të dojë. Spanja ishte në rrugë e tëra”-tha Berisha.

Të fundit