All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha nga selia e PD: Ftoj demokratët të shtrijnë dorën e pajtimit, do takoja edhe Bashën po të ishte në zyrë

All - Paragraf - 1

Berisha nga selia e PD: Ftoj demokratët të shtrijnë dorën e

Pas takimit që zhvilloi me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin dhe pas vendimit të Gjykatës që njohu kërkesat e kuvendit të 11 dhjetorit, ish kryeministri dhe ish lideri i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje nga  selia blu të gjithë demokratëve të shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit, pas krizës që kaloi dhe vendimit që tha gjykata duke legjitimuar komisionin e Rithemelimit.

All - Paragraf - 3

“Jam sot këtu, që në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD-së të bëj thirrje demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë, kudo që janë ti shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen në këtë ditë për interesim më të madh të vendit, kombit e shoqërisë shqiptare.

Sot PD-ja është parti e të gjithë demokratëve dhe të demokratëve. Prej sa nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i gjykatës legjitimoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të PD-së. Këto vendime sjellin PD-në si parti të votës së lirë, vlerave konservatore, parti e interesit kombëtar dhe euro atlantik.

Pas 6 marsit kam zhvilluat takime me kryetarët e PD-së dhe kam gjetur tek ata angazhimin e plotë për bashkimin e PD-së. Nga kjo foltore u them atyre që kanë besimin e plotë nga Komisioni i Rithemelimit për të kandiduar për çdo post që duan.

Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandatit të kryetarit të degëve.

Disa prej tyre më kanë kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në datën 20 prill dhe e diskutuam këtë çështje në komision dhe po punohet udhëzuesi për tu shpërndarë.

Është një proces që duhet të mirëkuptohet, është penguar në jnë shkallë edhe nga marrëdhënie që si drejtues kanë pasur me kreun e PD-së, por tani Basha ka dhënë dorëheqjen.

Është përgatitur logoja, që në mënyrë të pashembullt nuk ju dha për zgjedhjet e 6 marsit, por sot PD ka një logo që meriton’, tha Berisha.

Ai tha se pavarësisht kundërshtimeve me Lulzim Bashën, nëse do të ishte në zyrë do të shkonte dhe do ta takonte pasi të gjithë janë pjesë e PD-së.

“Komisioni do të vendoset në selinë legjitime të përcaktuar në statut, por komisioni Sali Berisha dhe çdo anëtar është i hapur që të diskutojë dhe të debatojë me çdo demokrat që dëshiron dialog dhe debat dhe do të kontribojë në procesin e bashkimit, ne nuk kundërshtojmë askënd.

Kundërshtitë e mia më të mëdha ishin me Bashën, por nëse do të ishte në atë zyrë do të shkoja ta takoja. Unë mbetem i hapur ndaj të gjithëve”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit