Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, pastaj Strasburgut

Berisha: Do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për votën e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të vazhdojë rrugën ligjore për çështjen e votës së diasporës duke u drejtuar fillimisht Gjykatës Kushtetuese dhe më pas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“Pa diskutim do e çojmë, por vetëkuptohet, Gjykata Kushtetuese është totalisht e kontrolluar,” tha Berisha.

Ai kritikoi ashpër vendimet e kësaj gjykate, të cilat sipas tij janë “turpëruese” dhe “ekstraligjore”, duke përmendur heqjen e të drejtës për komunikim gjatë procesit zgjedhor.

Berisha shtoi se, megjithë kontrollin dhe presionet politike, Gjykata Kushtetuese përbën një shkallë ligjore të domosdoshme për të kaluar në Strasburg, për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare.

“E qartë, heqja e të drejtës për komunikim, është hequr ligji që lejonte këtë vendim dhe është hequr me kërkesë të Strasburgut dhe Gjykata Kushtetuese e përligj këtë kërkesë në mënyrën më të turpshme, më ekstraligjore.

Por Gjykata Kushtetuese gjithashtu është një shkallë, etapë për të kaluar çështjet në Strasburg. Natyrisht kjo gjykatë ka problemin e madh se vendimet e saj kur nuk i pëlqejnë Edi Ramës, hidhen në kosh.

Dhe gjykata mjaftohet me disa deklarata superficiale, në vend që të bllokojë punën dhe të thotë se ose vendimi zbatohet ose ne nuk funksionojmë.

Por janë të kapur, e dini vetë ju, të mos hyjë në ato histori unë se nuk kanë fund, dhe sipas urdhrave të Edi Ramës, bëjnë tani... problemin kryesor e kanë të interpretojnë emërimin që presidenti i republikës e ka bërë për 8 vite”, deklaroi Berisha.

Të fundit