Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Donald Lu më kërkoi t’i merrja partinë Bashës, por refuzova

Berisha: Donald Lu më kërkoi t’i merrja partinë

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se ish-ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu i ka propozuar që t'ja marrë Partinë Demokratike Lulzim Bashës. 

I ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Berisha tha se Lu i dërgoi njerëz në zyrë për t’i përcjellë këtë propozim, por ai e refuzoi kategorikisht. 

Kur më është kërkuar ti marr Partinë Demokratike Bashës, e kam refuzuar. Para 3-4 vitesh, as në një të mijtën e sekondës nuk më ka shkuar në mendje.

Donald Lu më ka dërguar persona në zyrë. Biseda me të ishte miqësore, por direkt personi më ka ardhur nga Donald Lu. Nuk më ka shkuar mendja për një të qindën e sekondës që unë ta dëgjoj atë këshillë. Nuk jam njeri unë që të lëviz në atë mënyrë. Secili ka formimin dhe qëndrimet e veta”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit