Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Drejtori i SHISH shkoi direkt nga zyra e Edi Ramës

Berisha: Drejtori i SHISH shkoi direkt nga zyra e Edi Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha foli në mbledhjen e Kryesisë rreth shkarkimeve që njoftoi dje qeveria.

Berisha tha se në krye të Agjencisë së Larjes së Parave do të vendoset një militant i PS-së. Lidhur me shkarkimin e drejtorit të SHISH, Berisha tha se nga zyra e Ramës kaloi një drejtor i pashkolluar për t’u vendosur në krye të SHISH.

“Iku dhe drejtorja e Agjencisë së Luftës kundër larjes së parave.  Nuk e njihja atë, ishte një emër formal në atë detyrë. Iku dhe do vihej një militant i PS në mënyrë të tillë që agjencia të kthehej në agjenci të larjes së parave të krimit. Iku edhe drejtori i SHISH. Lajmi nuk është i tillë. Lajmi është se nga zyra e Ramës shkoi një drejtor. Drejtori është në shkollim pa afat në SHBA, sepse ishte i pashkollë. Drejtori i ri shkon direkt nga zyra e Edi Ramës. Të gjitha këto tregojnë për një revansh të papërmbajtur të krimit dhe mafies në Shqipëri”, tha Berisha.

Të fundit