Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ergys Agasi hyri në biznes me 1 mijë euro dhe doli në dhjetor me 234 milionë euro

Berisha: Ergys Agasi hyri në biznes me 1 mijë euro dhe doli në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda lidhur me dosjen e AKSHI-t, duke e cilësuar atë si një nga aferat më të errëta të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se pas tenderëve të AKSHI-t qëndron, sipas tij, “kopshti privat” i kryeministrit Edi Rama, me protagonistë kryesorë baxhanakun Armand Frangu dhe Ergys Agasin.

Sipas Berishës, Ergys Agasi është futur në biznes më 15 shtator me një kapital fillestar prej vetëm 1 mijë eurosh dhe, brenda pak muajsh, ka dalë në dhjetor me fitime që arrijnë në 234 milionë euro.

Berisha: Duhet të mbani parasysh, AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri. Nga Edi Rama. Së dyti, duhet t’u rrëfej këtu se njeriu më intim, përveç baxhanakut i të gjithë zyrtarëve në Shqipëri, është Ergys Agasi.

Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro. Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur. Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë. A mund të kuptohet kjo? A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin? Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën.

Të fundit