Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Çfarë do të shohin shqiptarët nga Shpiragu nëse në qeveri do të jetë Rama? Asgjë, janë shfaqje!

Berisha: Çfarë do të shohin shqiptarët nga Shpiragu

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se fusha e naftës në Shpirag është miratuar që në vitin 2012.

Nga Kukësi ku hapi fushatën për kandidatin e BF, Emri Vata për zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha thotë se prej asaj zonë shqiptarët nuk do shohin asnjë rezultat nëse Edi Rama do qëndrojë në pushtet.

Berisha: Çfarë ndodh me ne. Largime masive, çmime stratosferike, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Shndërrimi i pasurive tona në një mallkim të vërtetë. Çfarë ndodh me ne, kur bijtë tanë marrin gomonet, Edi Rama shkon për të parë film në kinema në Venecia. Kur bijtë tanë marrin gomonet, Edi Rama qarkullon me avionin e tij personal dhe shpenzon 23 mln euro.

Po a janë këto më të këqijat. Jo. Ju jeni njerëz politik, këto janë shfaqje, negative. Çfarë ndodh me ne. Ne vidhemi si asnjë qytetar tjetër në botë. Ndërtohet rruga Korçë-Ersekë me dy korsi dhe e ngushtë. Ajo që duhej të kushtonte 4 mln segmenti, shkon 40 mln euro.

Unaza e Tiranës ka nisur në 2010. Nga 2013 e deri më sot copëtohet lot mbas loti vetëm për të vjedhur, me 24 mln euro kilometri, dy herë më shumë se tuneli i Kërrabës, apo 70% më shumë se tuneli i Kalimashit.

Çfarë ndodh me ne. E dëgjoi që foli për Shpiragun. Sot falë asaj strategjie që ndërmorëm për ndërtimin e HEC-eve Shqipëria prodhon 2 terravat energji elektrike më shumë seç konsumon. Çfarë përfituat ju, çfarë përfituan shqiptarët, asgjë, përkundrazi, vetëm vjedhje dhe vetën vjedhje.

Po Shpiragu ka naftë, por ato çmime të suksesit që bën të vazhdojë janë të vitit 2012. Ajo fushë nafte është miratuar në vitin 2012. Po çfarë do të shohin shqiptarët prej saj nëse do të jetë Edi Rama, atë që shohin, atë që fituan me 2 terravat orë e energji elektrike të prodhuar më shumë. Asgjë. Përsëri këto janë shfaqje.  

Të fundit