All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Berisha flet nga SPAK: Si e fshehu Rama për 20 ditë kontrollin e BKH? Mori garanci për Ballukun

All - Paragraf - 1

Berisha flet nga SPAK: Si e fshehu Rama për 20 ditë kontrollin e BKH?

Kreu i PD Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

All - Paragraf - 3

Berisha tregoi për mediat se si Rama e fshehu për 20 ditë kontrollin e agjentëve të BKH-së në Kryeministri dhe e nxori pasi Gjykata Kushtetuese dha vendimin për Ballukun.

“Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase. Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë.

Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor. Pas vendimit të GJK mbyllet çdo mundësi të hetohen ministra. Ai mori garanci për këtë. Nëse nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin nuk e lejon kurrë”, deklaroi Berisha.

Të fundit