Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Jam i vetmi politikan me vetting të plotë, pasuritë e mia janë një apartament dhe 100 mijë euro

Berisha: Jam i vetmi politikan me vetting të plotë, pasuritë e

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se është i vetmi politikan shqiptar që i është nënshtruar një vettingu të plotë nga kundërshtarët politikë.

Berisha tha se pavarësisht posteve të larta shtetërore që ka mbajtur, nuk ka përfituar pasuri të paligjshme, duke shtuar se me një rrogë shteti nuk mund të ndërtohen disa banesa.

Berisha u ndal edhe te çështja e ish-kompleksit “Partizani”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar destinacionin e pronës, me synimin për zhvillime të mëdha ndërtimore.

“Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e mi, nxorën që kursimet e mia ishin një apartament dhe 100 mijë euro. Nxorën si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime 1 javë. Nxorën korrupsion që vajza dhe dhëndri im ka bërë për tre familje në nevojë? Prej 20 vitesh gruaja ime nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ajo qendër.

Jam ish-president dhe ish-kryeministër, jap garanci para çdo shqiptari, se asnjë rrogëtar nuk mund të bëhet de-facto me rrogën e shtetit me 4 shtëpi. Ky deklaron se; jam me qira te vjehrri! A e kuptoni ju se çfarë mashtruesi është? Po të thoshte se vjehrri i ka bërë dhuratë një apartament, e pranoj se babai i bën dhuratë vajzës. Ai është aksioner aty, kujt ia thotë këtë. Ku e gjeti ky burimin? Cili njeri mund të jetë me rrogë shteti. Me rrogën e shtetit kam arritur të ble 40 metër katror ndërtim. Mund të blija më shumë, por me kredi. Ça konflikt interesi kam unë? Dhëndri im përfitoi vetëm 64 euro! E kuptoni se çfarë mashtruesish janë këta? Destinacionin e ish-kompleksit Partizani e ndërroi Edi Rama. Ai bashkë me vëllanë e tij kishin ndërmend të ndërtonin aty një qytezë të vetën”, deklaroi Berisha për mediat.

Të fundit