Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet pasi fitoi zgjedhjet si kryetar i PD: U krye mrekullia e 8-të shqiptare në shekullin e XXI

Berisha flet pasi fitoi zgjedhjet si kryetar i PD: U krye mrekullia e 8-të

Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e parë si kryetar i PD-së nga seli blu pasi fitoi ndaj rivalit të tij, Ibsen Elezi.

Berisha e cilësoi garën e sotme si një mrekulli të 8 të shekullit XXI për shqiptarët.

“U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, po mrekullia e vërtetë shqiptare e Shqipërisë në shekullin e 21-të! Nuk kam një fjalim të gjatë.  Kam një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pa kufijshme për të gjithë ata burra dhe gra, djem e vajza, që në një hark kohor ngadhënjyen si njerëz të lirë në një proces që do të regjistrohet në historinë e shqiptarëve si mrekullia e 8 e shekullit të 21. 31 vite më parë, një mik i madh i kombit tonë në vizitën e tij historike, Jim Bekker do u thoshte shqiptarëve se ju do të jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj.

Anëtarët dhe anëtaret e PD, njerëz të lirë, të idealeve fisnike, bënë historinë në një proces të mrekullueshëm. Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre.

Kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë anëtarët që sot këtë ditë të 22 majit lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur kryetarin e PD-së. Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh, detyrim shumë i madh, por unë kam bindjen se së bashku me ju ne do t’ia dalim.

Ne jemi në mision, ne jemi burra dhe gra, djem dhe vajza që kemi për pasion lirinë, që kemi për mision proceset që njohu PD, t’i njohë mbarë Shqipërua dhe të çlirojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e Meriton”, tha Berisha.

Një përshëndetje kishte dhe për kundërshtarin e tij, Ibsen Elezin i cili garoi përballë ish-kryeministrit.

Një përshëndetje të veçantë kam për Ibsen Elezin, për rivalin tim i cili si demokrat i vërtetë zhvilloi një garë të qytetëruar”, tha Berisha. 

Berisha rimori drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh. Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori 93.45% të votave në të gjitha degët e partisë

 

Të fundit