Flash News

KRYESORE

Sali Berisha rimerr drejtimin e PD pas 9 vitesh, sa voti mori

Sali Berisha rimerr drejtimin e PD pas 9 vitesh, sa voti mori

Sali Berisha rizgjidhet pas 9 vitesh kryetar i Partisë Demokratike.

Komisioni i Organizimit të Operacioneve elektorale shpall Berishën fitues të garës së zgjedhjeve për kryetar të PD. 

Në zgjedhjet e zhvilluara sot në të gjithë vendin, Berisha mori 93.45% të votave (40820 vota) në të gjitha degët e partisë, duke mundur kandidatin tjetër, Ibsen Elezi,  i cili arriti të marrë 2532 të vota ose 5.8%.

Sipas PD, në total, morën pjesë 43 mijë e 680 demokratë, ndërsa të pavlefshme janë shpallur 328 vota.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe u mbyll në orën 20:00, dy orë më vonë nga orari i parashikuar për shkak të kërkesave të larta në degë.

Berisha nisi betejën e tij për të marrë drejtimin e partisë që themeloi vetë, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat sepse u shpall ‘Non Grata’ nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë.

Kujtojmë se do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të thotë fjalën e fundit. Nëse gjyqtarja Blerina Muça do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, atëherë Berisha do të jetë kryetar legjitim i PD-së.

 

Të fundit