Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ftesë qytetarëve: Të përgatitemi protestat e fuqishme, t’iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen

Berisha ftesë qytetarëve: Të përgatitemi protestat e

Kreu i PD, Sali Berisha i bëri ftesë të gjithë qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen protestat që do të organizojë opozita, me qëllim rikthimin e të ardhmes te shqiptarët.

Berisha kërkoi që shqiptarët të dalin dhe të mbrojnë votën dhe vjedhjen nga qeveria.

“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit. Tani, pasi është kapur vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjen e tij, vjedhjen e ministrave të tij. Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë.

Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë. Nderim përjetë Azem Hajdarit, tribunit të lirisë. Nderim studentëve liberatorë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit