Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton demokratët në protestë: Problemi i vetëm është hapja e dyerve dhe çlirimi i selisë

Berisha fton demokratët në protestë: Problemi i vetëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, së bashku me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Berisha nuk ka tentuar të hyjë në seli, por ka mbajtur një deklaratë për mediet.

Berisha i bëri thirrje të gjithë deputetëve demokratë dhe anëtarëve të PD-së, t’i bashkohen nesër protestës kombëtare para selisë blu, për të marrë në duar “shtëpinë e tyre”.

Ish-kryeministri garantoi se protesta do të jetë paqësore duke theksuar se i vetmi problem i protestuesve është hapja e dyerve dhe çlirimi i saj nga Lulzim Basha.

“Ftoj sot të gjithë anëtarët e PD-së, 44 mijë anëtarë por edhe gjithë të tjerët. Të gjithë ata që firmosën shkarkimin e ish-kryetarit të tyre, për dhunimin flagrant të statutit, të parimeve dhe të çdo lloj norme tjetër të PD-së. Ftoj të gjithë anëtarët dhe anëtaret të bashkohen për të marrë në pronësi shtëpinë e tyre për ta shndërruar në shtëpi lirie, në një protestë paqësore, në një ngjarje madhore. Garantoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtese se protestuesit nuk kanë as dhe hatërmbetje më të vogël ndaj tyre. Të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve dhe natyrisht dhe çlirimi i saj nga pengu i Edi Ramës, peng Basha. Nesër ftoj të gjithë deputetët e PD-së të jenë këtu me anëtarët e tyre”, deklaroi Berisha nga selia blu.

Të fundit