Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha fton shkodranët në protestë: Rama ka bllokuar dyert e Evropës për vjedhjet e tij

Berisha fton shkodranët në protestë: Rama ka bllokuar dyert e

Nga Shkodra, kryetari i PD Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës kundër qeverisë.

Berisha tha se Rama i cili premtoi pasaportën evropiane, sot ka bllokuar integrimin për hir të vjedhjeve të tij. Ai deklaroi se qytetarët duhet të ngrihen deri në rrëzimin përfundimtar të pushtetit.

“Edi Rama, për vjedhjet e tij, i bllokon Shqipërisë dyert e Europës dhe i tregon derën e Beogradit. Premtoi pasaportën evropiane dhe tani ofron pasaportën e Beogradit. Tani kërkon, për të mbajtur pushtetin dhe karrigen, të mos bëhemi anëtarë të BE, por të kemi tregti dhe lëvizje të lirë.

Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që guxon të hartojë ligje mburojë për vjedhjet e tij.

Miq, beteja kundër hajdutëve të pushtetit është sot beteja më e shenjtë e shqiptarëve. Këta bllokuan drejtësinë, por ne nuk do të na bllokojnë kurrë. Ndaj dhe ftoj qytetarët e Shkodrës, ftoj qytetarët e mbarë Shqipërisë të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në rrëzimin e tyre përfundimtar.

Dhe njëherë, le të përulemi ne para veprës dhe kujtimit të heronjve të votës së lirë me zotimin më solemn se do bëjmë çdo sakrificë, do bëjmë gjithçka që ëndrra e tyre e votës së lirë, të mos vdesë kurrë në Shqipëri, të jetojë brez pas brezi”, tha Berisha.

Të fundit