Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i drejtohet Vuçiç: Si udhëheqës i 'Ballkanit të Hapur' nuk je kurrë i mirëpritur në Tiranë

Berisha i drejtohet Vuçiç: Si udhëheqës i

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar presidentit serb Aleksandër Vuçiç duke i thënë se nuk do të jetë kurrë i mirëpritur në Tiranë si udhëheqës i "Ballkanit të Hapur".

"Ka ardhur këtu si udhëheqës i Ballkanit të Hapur, i tillë nuk do të jesh kurrë i mirëpritur në Tiranë. Sepse nordi yt është Moska. Sepse prapa nismës tënde qëndron përpjekja për ta shndërruar këtë zonë në zonë influence. Sot Serbia e Vuçiç, më shumë se e Millosheviçit, është shndërruar në Rusinë e vogël. E cila është rrezik për paqen, stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës. Dua të deklaroj sot se "Ballkani i Hapur" do të hidhet poshtë me të gjitha marrëveshjet sapo PD-ja të jetë në pushtet", deklaroi Berisha. 

Të fundit