Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i kthehet ambasadores Kim: Më shpalle “non-grata”, provat dorëzoji në Paris

Berisha i kthehet ambasadores Kim: Më shpalle “non-grata”,

Ish-lideri historik i PD-së Sali Berisha i kërkoi ambasadores Yuri Kim të dorëzojë në Gjyaktën e Francës, faktet që ka lidhur me korrupsionin për të cilin është akuzuar nga DASH-i. Berisha u shpreh se Kim nuk e ndalon dot të hyjë në Palrament, por mund ta vendosë vetëm populli.

"Më 19 maj, në mënyrë më politike më hakmarrëse unë shpallem “non-grata” për korrupsion domethënës, një njeri që edhe kundërshtari bënte fushatë u thoshte shqiptarëve nuk është i korruptuar. Pa patur asnjë dokument zyrtar për korrupsionin tim. Unë çfarë bëra? Ju që më akuzuat do të përballeni në gjyq. Sekretari i Shtetit për të cilin unë kisha respekt më të madh, një nga njerëzit më të shpeshtë që kam takuar në zyrë. Nga 15 marsi i vitit  1991 unë kam takuar çdo sekretar shteti të SHBA-ve. Tani unë u akuzova sepse iu kundërvura Sorosit për ndarjen e Kosovës, sepse iu kundërvura Minishengenit të Novosadit dhe më vonë Ballkanit të Hapur, sepse sjell destabilitet. Asnjë gjë nuk bëra tjetër, direkt në Gjykatë në Paris. Ligji nuk mund të kapë një njeri 8 vite pasi ka lënë detyrat. Ligji është për zyrtarët jo për ish-zyrtarët. Unë do mbroj dinjitetin tim. Më pas doli se burimet kishin qenë nga Soros dhe mediat e kontrolluara nga Edi Rama. Më shpalle non-grata mos hyj në vendin tënd, por s’e hyj ose jo në Parlament e përcaktojnë zgjedhësit shqiptarë. Dita më e lumtur e jetës sime ishte kur hyra më 10 shtator në Parlament. Një proces është në Paris. Ftoj jo vetëm DASH, por cilindo të paraqesë një dokument zyrtar në atë gjykatë,” ka thënë Berisha.

Të fundit