Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet Alibeajt: Nuk kam kushte, mirëpres këdo. Nga primaret nuk heq dorë!

Berisha i përgjigjet Alibeajt: Nuk kam kushte, mirëpres këdo. Nga

Kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur deputetit Gazment Bardhi, lidhur me negociatat që do të zhvillohen me grupin e Enklejd Alibeajt.

Teksa po hynte në selinë blu, pasi po zhvillon një takim në seli me partitë aleate joparlamentare, Berisha tha se nuk vendos kushte, por as nuk pranon kushte.

Berisha shtoi se është i hapur për bisedime, ndërsa nënvijëzoi se nuk tërhiqet nga primaret për kandidatët.

“As kam kushte, as marr kushte. Mirëpres këdo që dëshiron të kandidojë të propozojë të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret. Janë kushtet e ekzistencës  së kësaj force. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqem nga primaret”, tha Berisha. 

Ndërkohë, Berisha ka ftuar në takim pasditen e sotme aleatët e partive jo parlamentare Nard Ndoka, Sali Shehu, Ekrem Spahia, Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa.

 

 

Të fundit