Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet Ramës: Në 2011-ën denoncova në OKB raportin e Dick Marty-t, nuk u votua në KE

Berisha i përgjigjet Ramës: Në 2011-ën denoncova në OKB

Kreu i PD-së Sali Berisha iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama lidhur me raportin e Dick Marty-t.

Berisha tha nga Kuvendi se në vitin 2011 vetë kryedemokrati ka denoncuar në sallën e OKB-së, raportin e Dick Marty-t duke i konsideruar shpifje argumentet e raportit. Berisha tha se pavarësisht se e dënoi para Këshillit të Evropës, ky i fundit nuk e votoi.

Sipas Berishës, është votuar një rezolutë e cila nuk përmban asnjë argument që qoftë për organe apo qoftë për krime.

“Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin anti-shqiptar të kësaj pseudo-mazhorance, pushteti I së cilës qëndron mbi vjedhjen dhe drogën Ky është një vasalitet absolute Ramës ndaj Ramës, është një shkelmim mbi jetën e 1600 fëmijëve, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Një vasal, pa moral, pa nder, pa asgjë, nuk stepet para gjakut të tyre. Është e turpshme ky akt, është çnjerëzor, është anti-kombëtar. Me asnjë lloj shpërfytyrimi që kreu i juaj bën këtu në platformë nuk mund të mbuloj këtë qëndrim antikombëtar, të diktuar nga Millosheviç.

Dick Marty një mashtrues, del këtu dhe përpiqet që të bëhet patriot me këtë rezolutë. Sali Berisha me 24 shtator të vitit 2011 në sallën më prestigjoze të OKB, ka denoncuar raportin e Dick Marty-t, duke thënë se ato që janë në raport janë shpifje. E kam dënuar atëherë, e kam dënuar në Këshillin e Europës, nuk është votuar raport në Këshillin e Europës. 

Është votuar rezoluta ku nuk ka asnjë fjalë as për organe as për krime as për shtëpinë e verdhë dhe as për shtëpinë e bardhë. Kishte kërkesën që hetimi të bëhet në Serbi Kosovë dhe Shqipëri. Shqipëria votoi pa diskutim dhe do të votonte 100 herë, sepse nëse nuk do e votonte do pranonte fajësinë”, deklaroi Berisha.

Të fundit