Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përgjigjet Ramës pas rrëzimit të ‘Srebrenicës’: Akt ç’njerëzor me urdhër të Vuçiç

Berisha i përgjigjet Ramës pas rrëzimit të

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi sqaroi qëndrimin e PS lidhur me rrëzimin e projekt rezolutës me votat e shumicës socialiste të paraqitur nga një grup deputetësh demokratë, ku kërkohej njohja e masakrës së Srebrenicës si gjenocid.

Rama tha se kjo rezolutë është një lojë të ulët nga Berisha të cilin e cilëson si “një i shpallur nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë.”

Në një reagim në Facebook, Berisha i përgjigjet Ramës duke e cilësuar aktin e sotëm ç’njerëzor me urdhër të presidentit serb, Vuçiç dhe sqaron se rezoluta u depozitua brenda afateve kohore. 

Reagimi i Berishës:

Si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata!

Lidhur me deklaraten e Edi Rames per refuzimin nga ana e tij dhe pseudomazhorances se tij te rezolutes per denimin e genocidit serb ne Bosnje, sqaroj sa vijon:

Pretendimi i Edi Rames se paraqitja e rezolutes ishte e papritur eshte nje genjeshter e denje vetem per ate.

Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare.

Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes.

Keshtu Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon rregullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.

Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine.

Të fundit