Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i përmendi dosjen ‘Toyota Yaris’, Basha: Po riciklon akuzat e Edi Ramës

Berisha i përmendi dosjen ‘Toyota Yaris’, Basha: Po riciklon

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, se kryedemokrati mban në kurriz dy dosje: Muzinë dhe Toyota Yaris.

Me një postim në Twitter, Basha shkruan se Berisha po riciklon akuzat e Edi Ramës ndaj tij. Kryedemokrati shton se PD-ja do të vijojë të jetë aleate e përjetshme e SHBA-së.

“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!”, shkruan Basha në Twitter.

Të fundit