Flash News

Ditari i Opozitës

Ftesa nga SHBA/ Berisha- Bashës: Edhe Tahiri shkoi me ‘Habilajt’, ti shkon me dy dosje, një e ndan me Ballën

Ftesa nga SHBA/ Berisha- Bashës: Edhe Tahiri shkoi me

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi pak më parë në një intervistë për Euroneës Albania,se ka marrë ftesa zyrtare nga SHBA-ja.

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj nga ‘Foltorja’ e Librazhdit, duke deklaruar se para tre vitesh Basha tentoi të udhëtonte drejt SHBA-së, çka i rezultoi e pamundur. Sipas Berishës, kjo ndodhi si shkal i përfshirjes së Bashës në dosjen e Muzinës.

“Lulzim, në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saimir Tahiri. Shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti, shkon aty me dy dosje po kaq të rënda. Me dosjen Muzinë dhe dosjen Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. Për të parën, 3 vite më parë u nis për në SHBA. Një grup demokratësh do ta priste në aeroport. Nuk shkoi. Pyetën çfarë ndodhi. Po të vinte do arrestohej iu thanë demokratëve. Dosja Muzinë është përvëluese për peng Bashën”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit