Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i prerë: Lepuri i Surrelit nuk merr asnjë firmë, doni të grabisni Avokatin e Popullit

Berisha i prerë: Lepuri i Surrelit nuk merr asnjë firmë, doni

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se mazhoranca po shkelmon vendimin e Komisionit të Ligjeve me qëllim kapjen e institucionit të Avokatit të Popullit, duke iu referuar kandidaturë së Endri Shabanit.

Berisha tha se në përputhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, opozita tërhoqi të gjitha firmat.

“Në garën e Avokatit të Popullit, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, me të drejtë apo pa të drejtë, nuk mund të them, që për kandidatët për Avokat të Popullit do ketë deputeti të drejtë vetëm për një firmë.

Ky është një vendim i një komisioni, që ligji dhe Kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe për organizimin e procedurës së votimit të Avokatit të Popullit. Ai është kryetar komisioni. Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, ne bëmë shkresën dhe tërhoqëm të gjitha firmat.

Dhe, thashë edhe njëherë, deputeti mund të vendosë një firmë për një kandidat, për të tjerë mund të vendosë shumë, por vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë.

Tani ju, meqenëse duhej patjetër që ai zoti Këlliçi e quajti Lepuri i Surrelit, por unë do ta quaj opozita që duam, kishte marrë firma, tani përmbysni vendimin.

Po përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj, shkelmoni mbi veten tuaj, vetëm e vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit”, deklaroi Berisha.

Të fundit