Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i prerë: Nuk do ta votojmë strukturën e re të komisioneve parlamentare

Berisha i prerë: Nuk do ta votojmë strukturën e re të

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar i vendosur se nuk do ta votojnë strukturën e re të komisioneve parlamentare.

Berisha tha se një komision ndahet në 3 për t'ia dhënë opozitës, duke rritur kostot e qytetarëve.

Berisha: Absolutisht, nuk do votojmë strukturën e re të komisioneve parlamentare. Këtë ndryshim të strukturës parlamentare, ne nuk e votojmë. Jo, sepse është bërë një gjë e turpshme. Ndahet një komision në tre komisione për t’ia dhënë opozitës. Dhe, rriten shpenzimet për qytetarët, etj, etj me radhë.

Më herët, mazhoranca caktoi drejtuesit e saj në komisionet parlamentare.

Ulsi Manja – Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Igli Hasani – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme

Blendi Klosi – Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia)

Milva Ekonomi – Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat

Bledi Çuçi – Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare

Anila Denaj – Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore

Damian Gjiknuri – Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Fatmir Xhafaj-  Kryetar i Komisionit Nisma Qytetare

Të fundit