Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i prerë: Nuk marrim pjesë në komisionin e Territoriales dhe Zgjedhores pa ekspertë

Berisha i prerë: Nuk marrim pjesë në komisionin e Territoriales

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se nuk do të marrin pjesë as në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe as të Territoriales, derisa të vijnë ekspertët.

Nga mbledhja e grupit, Berisha tha se nuk mund të bëhet reformë me Fatmir Xhafën apo Damian Gjiknurin.

“Asnjë komision pa kongresin e autoriteteve territoriale për Komisionin e Reformën Administrative dhe pa ODIHR për Reformën Zgjedhore nuk marrim pjesë. Të vijnë institucionet ndërkombëtare, të marrim specialistët nga Venecia dhe ne jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet. Por me Fatmir Xhafën, me Gjiknurin që duhet të ishte në burg prej kohësh, nënës së tij i vodhën 6 milionë euro, nuk bëhet reformë, nuk kanë interes reformash. Duan të shkatërrojnë çdo gjë që është në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet”, deklaroi Berisha.

Të fundit