Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i vendosur për të marrë drejtimin e PD: 6 marsi faktoi rikthimin e Sali Berishës

Berisha i vendosur për të marrë drejtimin e PD: 6 marsi faktoi

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i gatshëm për çdo propozim bashkimi me demokratët e tjerë, me kushtin që në fokus të jetë vota e lirë e zgjedhësve.

“Jam i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën  e lirë të demokratëve, i vetmi moment është sepse dëgjoj ndonjëherë debate, mund të them edhe analistë që flasin për çdo gjë dhe jo për votën, u them shqiptarëve se gjithçka ka ndodhur në kundërshtim me interesat e tyre këto vite, bllokimi i procesit të integrimit, largimi i të rinjve, rritja e çmimeve, por jo pagës”, tha Berisha në konferencën për mediet.

I pyetur edhe për humbjen e PD-së së Lulzim Bashës, Berisha ironizoi duke thënë “6 marsi është kushtrim për të gjitha ata të PD, thanë se fajin e kanë ata që nuk kanë dalë në zgjedhje, harruan që të thotë 'Fajin e ka Saliu'. Në rast se 6 marsi faktoi një të vërtetë, ajo e vërtetë është rikthimi i Sali Berishës. Rikthimi me një mbështetje 31% të elektoratit shqiptar”, u shpreh Berisha.

Të fundit