Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Institucionet shtylla të së drejtës u bënë pjesë të llumit të Irena Gjokës

Berisha: Institucionet shtylla të së drejtës u bënë

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi të nisë verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur një dënim në shtetin grek.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se një akt i tillë tregon se institucionet, shtylla kryesore e drejtësisë, janë bërë njësh me shkeljet e gjyqtares.

Sipas kryedemokratit, kallëzimi ndaj Irena Gjokës është bërë nga opozita në rrugë ligjore dhe i mbështetur me dokumente zyrtare, të cilat anëtarët që firmosën vendimin e KLGJ kanë vendosur të mos i shqyrtojnë.

“Dokumente me apostile nga shteti grek, të cilat në konventat ndërkombëtare janë të detyrueshme për t’u marrë parasysh, vërtetuan se Irena Gjoka është dy herë e dëbuar nga Greqia, për çdo njeri, që i thotë vetes njeri, përveç atyre 6 firmëtarëve të mësipërm, ku një prej dëbimeve ka qenë për shkak se është kapur me vizë të falsifikuar.

Ky falsifikim është vërtetuar me ekspertizë nga laboratori kriminalistik dhe në bazë të saj, Irena Gjoka është dënuar si falsifikatore penalisht.

Por kjo natyrisht për 6 firmëtarët e mësipërm, nuk ekziston. Shikoni se çfarë turpi njerëzor është në qeverinë e gjyqësorit. Këta janë kriminelë që përbëjnë rrezik. Këta shkelmojnë Kushtetutën, shkelmojnë ligjin.

Standardi nuk mund të jetë i ndryshëm për Irenën që përdoret si armë kundër opozitës dhe për të gjithë ata që janë dënuar për të njëjtin shkak. Gjykata e Lartë ka konsoliduar jurisprudencën për këtë çështje dhe pretendimi për padijeni nuk i është marrë askush në dhjetëra e dhjetëra vendime të marra nga kjo gjykatë.

Sipas nenit 66, pika tre e ligjit, kryetari i gjykatës ka për detyrë të njoftojë KLGJ-në për çdo situatë kur ekziston dyshimi për shkaqe që sipas ligjit përjashtojnë mundësinë e dikujt për të ushtruar detyrën e magjistratit.

Ju kujtoj se faktet për Irena Gjokën nuk kanë qenë thjesht mediatike. Ato i janë paraqitur institucioneve të drejtësisë në rrugë ligjore me dokumente zyrtare. Unë dhe Jamarbër Malltezi kemi bërë kërkesë në Gjykatë Kushtetuese, KLGJ dhe ILD. Po kështu Fredi Beleri, Adriana Kalaja, të cilat e kanë ndjekur edhe procedurën pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Çfarë bëri Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, KLGJ-ja, ILD-ja, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese? Shtet më i kapur nga Irena nuk mund të ketë. Turp i dheut. Institucionet shtylla të së drejtës u bënë pjesë të llumit të Irena Gjokës”, deklaroi Berisha.

Të fundit