Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha iu premton shqiptarëve në Greqi: Do të hapim shkolla për mësimin e shqipes

Berisha iu premton shqiptarëve në Greqi: Do të hapim shkolla

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin me shqiptarët në Greqi, iu premtoi se do të punojnë për hapjen e shkollave për mësimin e gjuhës shqipe dhe lëndëve bazë.

Berisha tha se trajtimi që ambasada po iu bën shqiptarëve në Athinë është “për faqe të zezë”.

“Unë kam besim përsëri se qeveritë greke nuk do të kundërshtojnë çeljen e shkollave për mësmin e gjuhës shqipe dhe historisë, lendë bazë në përputhje me detyrimet që ka çdo vend i BE për emigracionin dhe pakicat. Do të mbetet një detyrim i yni dhe jam optimist se do ta realizojmë. Krahas kësaj hapja e qendrave kulturore dhe zhvillimi i programeve on-line do të ketë një drejtim tjetër për shkollimin fëmijëve të emigrantëve tanë”, tha Berisha.

Të fundit