Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Iu vendos dinamiti shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, vetëm për të vjedhur

Berisha: Iu vendos dinamiti shkollës ‘Sami Frashëri’

Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se rindërtimi i shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet u bë vetëm e vetëm që qeveria të vidhte.

Nga Korça Berisha u shpreh se shteti po vjedh me çdo punë publike që bën, ndaj zgjedhjet e 14 majit janë jetike për t’i dhënë fund një regjimi që po largon shqiptarët nga Shqipëria.

“I vihet dinamiti shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, absolutisht vetëm për të vjedhur. Shkolla në manualet e ndërtimit në Europë dhe SHBA kushton 600-700 mijë dollarë. Shkolla ‘Sami Frashëri’ ka kushtuar 7 mln euro shkolla të tjera po kështu.

Ju shumë mirë, shumë drejt mund të shtroni pyetjen, si vidhet, ku vidhet? Këta vjedhin me çdo punë publike, vjedhin e vjedhin dhe rrogat nuk i rrisin. A është koha tani ti themi stop, çfarë do që jemi, demokratë, socialistë, pa parti. Prandaj këto zgjedhje janë jetike, këto zgjedhje duhet të ndajnë Shqipërinë nga një regjim që sot është i pashembullt në Europë, i cili po i largon shqiptarët nga Shqipëria, duke i varfëruar ata me pamëshirësinë më të madhe. Ne duhet të qëndrojmë, ndaj dhe thirrja ime është për të gjithë korçarët, për të gjithë shqiptarët, nuk janë vetëm zgjedhje lokale, por janë zgjedhje për fatet e Shqipërisë.

Të fundit