Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ja pse Rama refuzoi interpelancën me Bardhin

Berisha: Ja pse Rama refuzoi interpelancën me Bardhin

Kreu i PD-se Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme mbi zhvillimet politike në Kuvend, teksa u ndal tek interpelanca urgjente që kërkoi Gazmend Bardhi me kryeministrin Rama lidhur me dosjen “Xibraka”.

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar Berisha deklaroi se Edi Rama e refuzoi interpelancën për narkotrafikantin Olsi Rama, pasi ky i fundit ka zbatuar vetëm porositë e kryeministrit.

Sipas Berishës, Rama shkoi e kërkoi strehim politik në SPAK tek ‘Damani i partisë’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

E morët vesh sot zotërinj, miqtë e mi?

Edi Rama refuzoi të paraqitet në interpelancë në parlament për të dhënë shpjegime për kriminelin narkotrafikant Olsi Rama, vëllain e tij.

A e dini ju pse nuk u paraqit dot?

Sepse Olsi Rama ka qenë vetëm ushtar i tij.

Sepse Olsi ka zbatuar vetëm porositë e tij.

Dhe tani paturpësisht deklaroi se ka kërkuar strehim politik te Damani i partisë.

Edhe aty do të kapin Edi Rama, edhe aty do të të gjejnë.

Ta kesh të qartë se nuk ka Daman dhe Zaman që të shpëton ty nga drejtësia e vërtetë, nga ligjet e këtij vendi.

Tirana e tëra po zien sonte.

Tirana është e gatshme të derdhet në rrugë.

Tirana pret me padurim të përmbushë misionin e saj.

Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët dhe Shqipërinë.

 

 

Të fundit