Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Janë lëshuar 15 urdhër arresti, por nuk ka akuzë për grup të strukturuar kriminal nga SKAP-i

Berisha: Janë lëshuar 15 urdhër arresti, por nuk ka akuzë

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se SPAK lëshoi 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës, por shton se nuk ka asnjë akuzë për grup të strukturuar kriminal.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se cdo prokurori e botës do të thoshte ‘një grup i strukturuar kriminal’ se të gjithë kanë lidhje me këtë incenerator.

Janë lëshuar 15 urdhër arresti? Po. Ekziston gjë akuza për grup të strukturuar kriminal. A ekziston në fjalorin e aktakuzës së SKAP-it?

Nuk ekziston.

Këta janë më kriminelë se çdo kriminel tjetër. Këta tallen me një popull që ikën nga vendi, që ikën në radhë të parë prej vjedhjeve që i bëhen.

Mbrëmë kanë lëshuar 15 urdhër arresti. Çdo prokurori e botës do të thoshte një grup i strukturuar kriminal se të gjithë kanë lidhje me këtë incenerator.

Nuk ka grup të strukturuar kriminal sepse grupi i strukturuar kriminal del me kokë Edi Ramën. Del koka Edi Rama. Prandaj merren kështu.

Del Erion Veliaj pas tij, del Engjëll Agaçi. Del Metani.

Metani ka qenë drejtor juridik, dhe jo vetëm ka qenë drejtor juridik, por ka bërë mbledhje nëpër ministri për të imponuar strategjinë e Edi Ramës për vjedhje”, u shpreh Berisha.

Të fundit