Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha jep detaje nga vizita në Gjermani: Do jem në kongresin elektoral të CDU

Berisha jep detaje nga vizita në Gjermani: Do jem në kongresin

Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë detaje nga vizita që do të zhvillojë në Gjermani.

Berisha tha nga konferenca për shtyp se do të marrë pjesë në Kongresin elektoral të CDU-së. Kryedemokrati shtoi se do të zhvillojë edhe takime me diasporën.

“Në Gjermani jam i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU. Ky kongres është njëditor ose më pak mund të jetë.

Janë të ftuar kryetarë të partive anëtare të Partisë Popullore dhe unë di të shkoj të marr pjesë.

Mendova të organizoj një takim tjetër me shqiptarë, por koha nuk më premton, kështu që unë do të shkoj njëherë tjetër për të takuar emigrantët në Gjermani...

Kam një axhendë, do filloj në disa takime.  Do shkoj në disa takime dhe do i njoftoj takimet”, deklaroi Beriasha.

 

Të fundit