All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Largimi nga Grupi Parlamentar? Berisha: Kam influencë të fuqishme në PD, do bëj gjithçka që të bëhej ajo që ka qenë

All - Paragraf - 1

Largimi nga Grupi Parlamentar? Berisha: Kam influencë të fuqishme

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur qër qëndrimin e tij nëse PD e largon nga Grupi Parlamentar i PD pasi SHBA e shpalli non grata.

All - Paragraf - 3

Duke folur në ‘Euronews Albania’, Berisha thotë se raportet e tij me kreun e PD, Lulzim Basha dhe vetë partinë që ka drejtuar për vite me radhë ndërtohen mbi bazën e qëndrimit nga disa parimeve.

Berisha thotë se nëse PD a kushdo do ndërmarrë një qëndrim aparimor, Berisha do bëjë gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve.

“Raportet e mia me Bashën dhe PD dhe këdo ndërtohen mbi bazën e qëndrimit nga disa parimeve. Në respekt të tyre qëndroj plotësisht dhe nuk lëkundem nga asgjë. Nëse PD a kushdo do ndërmarrë një qëndrim aparimor, Berisha do bëjë gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve.

Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor që të bëj cdo gjë për rikthimin e PD në vlerat që është themeluar.

Cdo njeri është i lirë të shprehë cdo mendim. Ideja se PD është partia ime e do një zbërthim. Ata që mendojnë se unë me akte konkrete kam drejtuar PD gjatë këtyre viteve në opozitë ata mashtrojnë veten.

Po kam influencë shumë të fuqishme në PD. Nuk gjen një njeri që të thojë se zura këtë vend nga mbështetja nga Berisha apo propozimit tim. Por nga buron influenca ime? Buron se kam mbrojtur interesat e asaj partie me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar me emra, korrupsionin dhe kam mbrojtur interesin kombëtar”, deklaron Berisha.

 

 

Të fundit