Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha koalicion me LSI, Bardhi: Nuk ka ‘Shtëpi të Lirisë’! Demokratët kanë vetëm një logo

Berisha koalicion me LSI, Bardhi: Nuk ka ‘Shtëpi të

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak më parë se janë në negociata për të hyrë në zgjedhjet e 6 marsit, në një koalicion me LSI-në. Edhe kjo e fundit konfirmoi pak më parë deklaratën e Berishës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në nj postim në Twitter shkruan se logoja që përfaqëson çdo demokrat dhe shqiptar, është ajo e PD-së. AI e ka quajtur koalicion “Shtëpia Non-Grata”, duke theksuar se kush zgjedh atë, ka zgjedhur Edi Ramën.

“Izolimi i SB nuk do të sjell kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non-Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD. Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON-GRATA! Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. “Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!”, shkruan Bardhi në Twitter.

Të fundit