Flash News

Ditari i Opozitës

Konfirmon koalicionin me Berishën/ LSI nuk e njeh Bashën si kryetar, e quan ‘deputet’

Konfirmon koalicionin me Berishën/ LSI nuk e njeh Bashën si kryetar, e

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak më parë se do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në një koalicion me LSI-në, duke zyrtarizuar kështu marrëveshjen për të cilën flitej prej kohësh.

Vetë LSI ka konfirmuar koalicionin me Berishën duke e quajtur Lulzim Bashën në reagim,in e fundit, një ‘deputet’ dhe jo kryetar të PD-së. Ndër të tjera në reagim shkruhet se Basha ka mashtruar për 10 vite dhe po bën të njëjtën gjë duke provokuar LSI-në.

“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë”, thuhet në reagimin e LSI-së.

Të fundit